Presidenti i SHBA-së, Barack Obama pritet të nisë sot turin e shumë përfolur katër ditor në Europë. Ndalesa e parë e tij do të jetë në Varshavë, ku pritet të takohet me presidentin e sapozgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko.

Në krye të rendit të ditës do të jenë bisedimet për krizën në Ukrainë. Obama pritet të japë hollësira mbi angazhimin e SHBA për të luftuar lëvizjet ruse në Ukrainë si dhe hartimin e një plani të qartë për të ulur paqëndrueshmërinë në rajon.

Jo më lag se në muajin prill, SHBA dërgoi 150 ushtarë në Poloni për stërvitje ushtarake në rast të rritjes së tensionit me Moskën.

Ndërkohë Uashingtoni ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Moskën se ajo do të përballet me sanksione të reja nëse nuk ul tensionet në Ukrainën lindore.

Turneu i Obamës do të ndalojë më pas në Belgjikë dhe Francë ku do të zhvillohet një mbledhje e G7.

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)