Obama uron Nishanin për Bajram
'Paçi gëzim, begati dhe mirëqeni!'

Obama uron Nishanin për Bajram<br />'Paçi gëzim, begati dhe mirëqeni!'
Me rastin e Festës së Bajramit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama në emër të bashkëshortes së tij dhe të gjithë popullit amerikan i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit, Bujar Nishani.

Në mesazhin e urimit Obama shkruan muaji i Ranazanit ka qenë një mundësi për të kaluar kohë me personat e tyre të dashur, për të ndihmuar ata që janë më të pafat e për t’u përsiatur mbi urtësinë dhe paqen që vjen me besimin.

 “Paçi gëzim, begati dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim! Gëzuar Bajramin!”, - shkruan në mesazhin e tij drejtuar të gjithë besimtarëve Myslimanë Shqiptarë Obama.
 
Mesazhi i Presidentit të SHBA Barack Obama
I dashur Zoti President,
Populli amerikan bashkohet me mua dhe Michelle teksa shprehim urimet tona më të mira për ju dhe popullin e vendit tuaj, ndërsa festoni Fiter Bajramin.
Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët anembanë botës, përfshirë bashkësinë tonë të fortë dhe energjike të myslimanëve amerikanë, janë përpjekur të afrohen më pranë Perëndisë përmes ripërtëritjes shpirtërore dhe veprave të përkushtimit. Kjo ka qenë një mundësi për të kaluar kohë me personat e tyre të dashur, për të ndihmuar ata që janë më të pafat e për t’u përsiatur mbi urtësinë dhe paqen që vjen me besimin. Kjo ka qenë gjithashtu një kohë, gjatë së cilës ritualet e agjërimit dhe të lutjes na kanë ndërmendur për vlerat që të gjithë ndajmë dhe për njerëzoren e përbashkët.
Paçi gëzim, begati dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim! Gëzuar Bajramin!”
– shkruhet në mesazhin e Presidentit amerikan Obama drejtuar Presidentit të Republikës.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)