Obama vizitë surprizë në
Afganistan, pakt i ri me Kabulin 

Obama vizitë surprizë në <br />Afganistan, pakt i ri me Kabulin 
AFGANISTAN-Presidenti amerikan Barak Obama ka mbërritur në Afganistan mbrëmjen e sotme në një vizitë surprizë, gjatë së cilës pritet të firmoset dokumenti strategjik që do të shënojë fillimin e fundit të një lufte që ka zgjatur për më shumë se një dekadë.

Vizita e Obamës në Afganistan nis me një takim më homologun e tij Hamid Karzai, e më pas të dy liderët do të firmosin këtë pakt, i cili do të jetë një udhërrëfyes për të dy vendet, për një marrdhënie të re pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani, planifikuar të ndodhë në fund të vitit 2014.

Kjo marrëveshje që pritet të firmoste në Kabul vjen pas disa muajsh negociata, dhe premton ndihmën amerikane për Afganistanin për 10 vjet pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë. Vizita e Obamës në Afganistan vjen në kohën kur shënohet 1 vjetori i vrasjes së kryeterorristit Osama Bin Laden në Pakistan.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme