ROBBEN ISLAND - Presidenti amerikan Barack Obama vizitoi burgun në Robben Island, ku ka qëndruar për më shumë se 18 vjet Nelson Mandela. Obama shkroi në librin e mysafirëve se : "Në emër të familjes sonë, ne jemi thellësisht të përulur për të qenë të pranishëm këtu, ku kanë dalë burra të guximshëm të cilët u përballën me padrejtësitë.
Bota është mirënjohëse për heronjtë e Robben Island, i cili na kujton se nuk ka pranga apo qeli që mund të përputhen me forcën e shpirtit të njeriut."
Fituesi i çmimit Nobel për paqe, Mandela kaloi 18 vjet në këtë burg, pasi luftoi për të drejtat e zezakëve në Afrikën Jugore. Aktualisht ish-presidenti i parë me ngjyrë ndodhet ende në gjendje kritike për shëndetin e tij në spitalin e Pretorias, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë në pamundësi për ta vizituar atë, është takuar me familjarët e tij. Obama gjithashtu dha një fjalim kryesor në Universitetin e Cape Town-it e cila ishte dhe ndalesa e tij e fundit të turit treditor në kontinentin afrikan.
Pikërisht në ambientet e këtij universiteti , 47 vjet më parë, senatori amerikan Robert Kennedy dha një fjalim të famshëm njohur si “valëzimi i shpresës”, një frymëzim për të gjithë ata që luftonin kundër politikave të përçarjes racore të sundimit aparteidit dhe e lidhi luftën e tyre me atë të lëvizjes së të drejtave civile amerikane.
Obama përgëzoi arritjet e Afrikës së Jugut gjatë dy dekadave të fundit dhe u kërkoi të rinjve afrikanë që të ndjekin rrugën e Mandelës.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com