Objektet pranë akseve,Gjiknuri:
Nis fotografimi, hiqini para afatit

Objektet pranë akseve,Gjiknuri:<br />Nis fotografimi, hiqini para afatit
Në datë 2 tetor përfundon afati i vendosur nga ministri Gjiknuri për të gjithë subjektet që të heqin tabelat dhe njësitë tregtare nga rrugët dhe kryqëzimet, pasi janë bërë burim aksidentesh.
 
Por, pavarësisht se duhen edhe disa ditë që të përfundojë afati i lajmëruar ditën e hënë, ministri Gjiknuri në një status në Facebook shkruan se ka nisur puna në terren për verifikim për dokumentimin e strukturave, objekteve dhe tabelave të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor
 
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë verifikimit në terren për dokumentimin e strukturave, objekteve, tabelave dhe aktiviteteve civile e tregtare të vendosura në kundërshtim me Kodin Rrugor.
 
Fotografimi nisi në akset rrugore Tiranë-Lezhë dhe Tiranë-Rrogozhinë. Edhe pak ditë kohë për ti hequr ato vullnetarisht. Më pas, strukturat shtetërore do veprojnë për të pastruar nyjet e akset rrugore kombëtare
” shkruan Gjiknuri.
 
Sipas tij operacioni do të zhvillohet në disa faza dhe do të kërkohet zbatim rigoriz përcaktimeve të Kodit Rrugor.

[gallery]23998[/gallery]
 

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011