Objekti historik/ Flamuri kuqezi i
Xhaferr Devës që përgjaku shqiptarët
Po....E kam konservuar pesëmbëdhjetë vjet më parë si një flamur të një ngjarjeje historike. Ai vazhdon të ruhet shumë mirë në arkivat historike të Shqipërisë... Atëherë nuk i dija historinë, por edhe po ta dija, përsëri do të bëja gjithçka për ta shpëtuar.
TIRANE - Po....E kam konservuar pesëmbëdhjetë vjet më parë si një flamur të një ngjarjeje historike. Ai vazhdon të ruhet shumë mirë në arkivat historike të Shqipërisë... Atëherë nuk i dija historinë, por edhe po ta dija, përsëri do të bëja gjithçka për ta shpëtuar. Historia i do të gjitha dokumentet. Sado që jam munduar gjatë viteve, nuk kam arritur të gjej sesi u dorëzua ky flamur në Institutin e Shkencave. Ndoshta kjo ka ndodhur në vitin 1946, kur janë dorëzuar shumë sende nga Seksioni i Sigurimit të Tiranës. Ka disa botime lidhur me këtë ngjarje, nganjëherë edhe kontradiktore. Thuhet se u urdhërua nga Xhaferr Deva, por se edhe ishte parapërgatitur edhe me pjesëmarrjen e gjermanëve. Dikush thotë se Xhaferr Deva e bëri si raprezalje meqë i vranë xhaxhain, dikush se i vranë nipin apo vëllain.
Në studimin e tij Prof. Dr. Hakif Bajrami shkruan se komandanti gjerman i rajonit i ka dërguar nga Beogradi këtë mesazh Hitlerit: "Rezervat! I dërguari special për juglindje, Shqipëri. Ministri i Punëve të Brendshme, (në qeverinë Rexhep Mitrovica, - H. B.), Xhaferr Deva, me kosovarët e tij, pas aksioneve të ngjashme në Pejë, Prizren e Shkodër, me sukses vazhdoi aksionin e spastrimit në Tiranë dhe rrethinë. (Është fjala për aksionin terrorist të regjimentit “Kosova”, që i printe Bajazit Boletini, i cili bëri masakra të mëdha mbi popullsinë gjoja se po i ndjek komunistët. Vetëm në Tiranë, në fillim të shkurtit masakroi 92 patriotë shqiptarë- H. B. )".
Në një botim të 4 shkurtit 2013 Z. Florenc Stafa, i referohet kujtimeve të Xhelal Staraveckës. Ky ka deklaruar se masakrën e urdhëroi Xhaferr Deva. Listat e personave që do të masakroheshin u hartuan në bashkëpunim me Ballin Kombëtar. Mbas kryerjes së masakrës, Rexhep Mitrovica deshi të jepte dorëheqjen. Me 14 shkurt Xhelal Staravecka dha urdhër që të mos përzihej në asnjë punë Regjimenti "Kosova", ndryshe do të qëllohej me armë. Iu dha urdhër që brenda një jave të largohej nga Tirana. "Krimi u udhëhoq nga Ago Agaj, përgjegjësi kryesor, Xhaferr Deva, deri te komandanti i atij njësiti, një pjellë e shëmtuar e familjes Boletini të Mitrovicës, kolonel Bajazit Boletini, një shtazë me fytyrë njeriu, që nuk kishte asnjë respekt për jetën e të tjerëve".
(Frederik Stamati në shtepinë Xhafer Devës) Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Nentor 2015Redaksia Online(e.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.2%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.1%
Vota total: 6366
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19