Një objekt i dyshimtë në tokë është konstatuar në afërsi të rrugës "Mustafa Matohiti", përballë ambasadës iraniane në kryeqytet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Policia e Tiranës e cila pasi ka bërë kontrollin e nevojshëm ka konstatuar se bëhet fjalë për alarm fals pasi brenda në çantë janë gjetur vetëm rroba dhe sende personale.
Alarmi mbajti të mbërthyer për më shumë se 1 orë punonjësit e policisë dhe banorët e rrugës ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë.
Brenda çantës që u hap nga forcat xheniere nuk u gjet asgjë e rrezikshme, ndërkohë që dyshohet se ajo është braktisur nga ndonjë qytetar.

Foto nga vendi i ngjarjes

Efektivet anti eksplozive

Komente










