TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka bërë publike procedurat, dokumentacionin dhe tarifat që duhen paguar për të marrë pronësinë e oborreve në përdorim. Sipas AKKP, afati për verifikimin e kërkesës është tre muaj ndërkohë që tarifa e aplikimit është 3 mijë lekë.
Ndërkohë që çmimi që do paguajnë subjektet për përfitimin e pronësisë është: Për sipërfaqe deri në 100 m2, 200 mijë lekë; për sipërfaqe nga 101 m2 deri në 200 m2, 300 mijë lekë; për sipërfaqe nga 201 m2 deri në 300 m2, 400 mijë lekë; për sipërfaqe nga 301 m2 deri në 400 m2, 500 mijë lekë; dhe për sipërfaqe nga 401 m2 deri në 500 m2, 600 mijë lekë.
/Shqiptarja.com