Fshati Obot në Shkodër vijon të jetë pjesë e hartës së përmbytjeve. Rreth 1000 banorë të kësaj zonë përballen çdo ditë me vështirësitë e prezencës së ujit si në shtëpitë e tyre ashtu edhe në të mbjellat, të cilat tanimë janë shkatërruar.

Në brendësi të fshatit mbizotëron uji, të mbjellat janë shkatërruar, ndërsa banorët nuk mund të dalin nga shtëpia pa veshur çizmet e gjata. Ato shprehen se situata nuk po njeh pëmiresim ndaj shpallja e gjendjes së emergjencës është një domosdoshmëri. Banorët thanë se:" Fëmijet kanë dy javë që nuk frekuentojnë shkollën”.

Fshati Obot ka disa javë që bashkëjeton me ujin, ndërsa deri më tani asnjë përfaqësues i qeverisë ka shkelur në brendësi të këtij fshati për të parë nga afër situatën.
Nga Dajçi drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile bëri të qartë se situata metereologjike nuk premton përmirësim të hartës së përmbytjeve.

Ndërsa Drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi, lidhur me këtë problem është shprehur:"Jemi në nivele premtuese, edhe pse priten reshje me intensitet të lartë, menaxhimi që do bëhet në  kaskadën e Drinit, në liqenin e Fierzës, Komanit, shkarkimet në pjesën e nën Shkodrës, nuk paraqet rrezikshmëri për  përmbytjen e tokave bujqësore". Prençi, i është përgjigjur dhemb për dhemb kërkeses së Kryebashkiakes së Shkodrës për shpalljen e gjendjes së emergjencës. Prençi tha:" Nuk jam këtu për të vendosur për shpalljen e emergjencës civile, por kam një mesazh për Kryebashkiaken dhe gjithë strukturat e Pushtetit Vendor, të verifikojnë kanalizimet ne Dajç.
Megjithatë situata në Obot vazhdon të mbetet problematike.

a.m/Shqiptarja.com