OBSH: Duhen më shumë të dhëna për vaksinat anti-Covid, SHBA tejkalon 13 milion të infektuar

OBSH: Duhen më shumë të dhëna për vaksinat anti-Covid, SHBA tejkalon 13 milion të infektuar

Foto ilustruese

Në një kohë kur të gjithë presin që vaksina kundër Covid-19 të arrijë të vërë nën kontroll përhapjen e pandemisë, ekspertja kryesore e vaksinave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kate O’Brien, tha se ende nuk është e qartë nëse vaksinat kundër COVID-19 mund të reduktojnë aftësinë e njerëzve për të përhapur virusin.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që të fillojmë të marrim më shumë informacion në lidhje me atë që bëjnë vaksinat, jo vetëm për parandalimin e sëmundjes, por për të parandaluar marrjen e virusit,” tha zonja O’Brien.

Kompania britanike farmaceutike AstraZeneca tha se po bashkëpunon me rregullatorët qeveritarë në hetimin e një gabimi prodhimi të një vaksine eksperimentale për COVID-19. Kompania farmaceutike dhe Universiteti i Oksfordit kanë pranuar se një dozë më e ulët e vaksinës ka rezultuar më efektive sesa një dozë e plotë. Deklarata vjen ndërsa kompania përgatitet të sigurojë një sasi të vogël të ilaçit përpara planeve për të shpërndarë 4 milion doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Edhe kompanitë Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar rezultatet fillestare nga provat në fazën e vonë që tregojnë se vaksinat e tyre ishin gati 95% efektive.

Ndërkohë që në shumicën e vendeve janë rikthyer kufizimet, rritja e numrit të infektuarve vazhdon me shpejtësi të madhe.

Numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara arriti në 90,000 të premten pas gati dyfishimit në muajin e fundit.  Shtrimet në spital vijnë pas disa javësh të rritjes së normave të infeksionit në Shtetet e Bashkuara dhe kanë rritur shqetësimet se grumbullimet për festën e Falënderimeve këtë javë me familjen dhe miqtë do të çonin në më shumë infeksione dhe shtrime në spital.

Në Irlandë, qeveria tha se do të lejojë dyqanet, restorantet dhe palestrat të rihapen javën tjetër pas raundit të fundit të mbylljeve, e cila ka rezultuar më e suksesshmja në të gjithë Evropën.

Në Francë po ashtu është parë një rënie e nivelit të infeksioneve, pas kufizimeve të cilat filluan me 30 Tetor,  ndërsa vendi duke nisur nga dita e sotme fillon lehtësimet e kufizimeve. Njëjtë edhe në Itali, kanë rifilluar lehtësimet e Kufizimeve. Shqetësuese paraqitet situata në Gjermani  ku numri i të infektuarve tejkaloi 1 milion të premten, pavarësisht masave të shumta kufizuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni