OBSH jep alarmin: COVID-19 të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

OBSH jep alarmin: COVID-19 të ndalet para se të dalin variante më vdekjeprurëse

Foto ilustruese

Varianti Delta i COVID-19 është një paralajmërim për botën për të shtypur virusin shpejt para se të pësojë mutacione sërish për t’u shndërruar në diçka edhe më të keqe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH).

Varianti më i ngjitshëm u vërejt së pari në Indi. Tashmë është paraqitur në 132 territore dhe është pjesërisht fajtor për rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga koronavirusi në Afrikë në katër javët e fundit, sipas OBSH-së.

„Delta është një paralajmërim, është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen“, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.

Drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi se „deri më tani, katër variante shqetësuese janë lajmëruar- dhe do të ketë edhe më shumë nëse virusi vazhdon të shpërndahet“.

Edhe pse Delta ka lëkundur shumë shtete, Ryan tha se masat e vërtetuara që e vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.

Masat e njëjta që i kemi aplikuar më parë do ta ndalin virusin“, distancimi, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangja e qëndrimit në vende të mbyllura dhe të paventiluara mirë për një kohë të gjatë.

„Këto po e ndalin variantin Delta, sidomos kur ia shton vaksinën. Por kemi nevojë të punojmë më shumë tha ai.

Agjencia e Shëndetit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që vaksinat të shpërndahen në mënyrë më të barabartë nëpër botë.

Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë nëpër botë./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Turneu amerikan, Lionel Messi humbet dy sfidat miqësore me Argjentinën

Turneu amerikan, Lionel Messi humbet dy sfidat miqësore me Argjentinën