Mënyra e vetme për të luftuar koronavirusin është të "rrimë të bashkuar", - kështu u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, dy ditë pasi SHBA konfirmuan zyrtarisht largimin nga agjensia e OKB-së.
"E vetmja rrugë për të fituar është uniteti", - tha kreu i Organizatës duke theksuar se "virusi lulëzon kur jemi të ndarë, por vdes kur jemi të bashkuar".
Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se "Kërcënimi më i madh tani nuk është virusi, por mungesa e miqësisë dhe solidaritetit në nivel global. Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë", përsëriti drejtori i përgjithshëm.
OBSH gjithashtu ka krijuar një komitet të pavarur për të vlerësuar përgjigjen ndaj pandemisë Covid.
Raporti i parë i komitetit, i cili do të kryesohet nga ish kryeministrja e Zelandës së Re Helen Clark do të paraqitet në një asamble të përgjithshme në muajin nëntor.
"Për vite me radhë, shumë prej nesh kanë paralajmëruar për rrezikun e një pandemie katastrofike që do të godasë kryesisht rrugët e frymëmarrjes, por bota nuk ishte e gatshme " – tha drejtori i OBSH-së.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.9%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 ditët që 'rrëzuan' Joe Bidenin
22 Korrik, 12:02
-
Kamala Harris: Trashëgimia e Biden është e pakrahasueshme në historinë moderne! Nancy Pelosi: Kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores
22 Korrik, 07:41
-
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
21 Korrik, 22:47
-
Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Do vijoj përmbushjen e detyrave, mbështes Kamala Harris! Zv.presidentja: Jam e nderuar
21 Korrik, 20:06
-
Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
21 Korrik, 18:33
-
Avionët luftarakë rusë sulmojnë bombarduesit amerikanë mbi Arktik
21 Korrik, 17:45
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Netahyanu do të takohet të martën me Biden në SHBA! Houthis-popullit: Përgatituni për luftë të gjatë me Izraelin
21 Korrik, 13:50
-
Trump: Shërbimi Sekret gaboi, duhet të lajmëronin për sulmin! Mora një plumb për demokracinë
21 Korrik, 12:47
-
43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, gruaja në SHBA lirohet nga qelia në moshën 64-vjeçare
21 Korrik, 10:04
-
U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen e presidentit të SHBA-së
20 Korrik, 22:59
-
Donald Trump nuk gjen qetësi, pas atentatit kërcënohet me jetë së bashku me zëvendësin e tij
20 Korrik, 22:42