Produktet e mishit të përpunuar, të tilla si proshuta, salçiçet shkaktojnë kancer. Janë kimikatet që përdoren gjatë përpunimit shkaktarët e sëmundjes vdekjeprurëse.
Ky është përfundimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Raporti tregon se konsumimi i 50g mishi të përpunuar në ditë, më pak se dy feta proshutë, rrit mundësinë e zhvillimit të kancerit me 18%. Ky rrezik rritet nëse sasia e konsumuar është më e lartë.
Madje sipas mjekëve produktet e mishit të përpunuar rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri, po aq sa edhe konsumi i duhanit apo alkoolit. Pra raporti thekson se ngrënia e një sanduiçi është njësoj i dëmshëm sa ju të pini një paketë cigare.
"Për një individ, rreziku i zhvillimit të kancerit në zorrë për shkak të konsumit të mishit të përpunuar mbetet i vogël, por ky rrezik rritet me sasinë e mishit të konsumuar”, tha Dr Kurt Straif nga OBSH.
Të dhënat tregojnë se 34.000 njerëz vdesin çdo vit nga kanceri i zorrë , e ky numër mund të ulet nëse njerëzit mbajnë dieta të forta sa i përket produkteve të mishit të përpunuar. Gjithashtu edhe mishi i kuq, sjell rrezikun e rritjes së qelizave kancerogjene, por kjo nuk është vërtetuar përfundimisht.
Çfarë është mishi i përpunuar?
Përpunimi i mishit për të zgjatur jetëgjatësinë e tij apo për të ndryshuar shijen si tymosja, konservimi, kriposja ose ruajtësit. Thjesht grirja e një bifteku nuk do të thotë se ai është mish i përpunuar. Tek mishi i përpunuar hyjnë proshuta, suxhuku, hot dogu, sallami, mishi i kripur, mishi i tharë, etj.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com