OBSH: Në Gaza, më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet

OBSH: Në Gaza, më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet

Më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet sesa nga bombardimet në Rripin e Gazës nëse sistemi  shëndetësor nuk riparohet. Kwshtu u shpreh të martën një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke paralajmëruar një rritje të sëmundjeve infektive dhe diarresë tek fëmijët.

Në shifrat që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara, autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 15,000 njerëz janë konfirmuar të vrarë nga bombardimet e Izraelit ndaj enklavës së ngushtë, rreth 40% e tyre fëmijë, me shumë të tjerë që dyshohet se do të humbin nën rrënoja.

Izraeli është betuar se do të asgjësojë Hamasin, grupin militant që sundon Gazën, pasi personat e armatosur të tij shpërthyen kufirin duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur 240 robër më 7 tetor.

"Përfundimisht ne do të shohim më shumë njerëz që vdesin nga sëmundje sesa po shohim nga bombardimet nëse nuk jemi në gjendje ta rivendosim (së bashku) këtë sistem shëndetësor," tha Margaret Harris e OBSH-së në një konferencë të OKB-së në Gjenevë.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati