Drejtori rajonal i OBSH-së për emergjencat, Dorit Nitsan ka deklaruar se Mariupol është në prag të shpërthimit të një epidemie kolereje pasi pastërtia është në nivelet më të ulëta dhe ujërat e zeza përzihen me ujërat e bardha në disa vende.
“Ne marrim informacione nga organizata joqeveritare se në Mariupol ujërat e zeza përzihen me ujin e pijshëm. Kjo kërcënon përhapjen e shumë sëmundjeve, veçanërisht kolerës. Ne po përgatitemi për këtë me një fushatë vaksinimi , duke punuar me OJQ-të që mund të shkojnë atje për të mbështetur njerëzit", tha Nitsan.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Duma ruse nesër mund të ndalojë shkëmbimin e pengjeve të luftës: Ata janë kriminelë nazistë! Ukraina: Pezullohen negociatat me Rusinë
