OBSH: SHBA-ja mund të kthehet në epiqendrën e re të koronavirusit

OBSH: SHBA-ja mund të kthehet në epiqendrën e re të koronavirusit

Foto nga mjeket

1585073433_SHBA.PNG
SHBA-ja mund të kthehet në qendrën më të re të  pandemisë globale të koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

OBSH tha se numri I personave të prekur po rritej shpejt atje dhe se Donald Trump foli për rihapjen e bizneseve në vend.

“Tani po shohim një përshpejtim shumë të madh në raste në SHBA. Kështu që ai e ka atë potencial të bëhet qendra e pandemisë ", tha Margaret Harris, një zëdhënëse e OBSH.

Ndërkohë në Indi, Narendra Modi urdhëroi një bllokim 21-ditor të të gjithë vendit, i dyti më i populluar në botë, pasi studiuesit paralajmëruan se më shumë se 1 milionë njerëz mund të infektohen deri në mes të majit.

Deri më tani në SHBA janë konfirmuar mbi 46 mijë persona të prekur, ndërsa të hënën, u shënuan mbi 100 viktima, duke vendosur record të ri.

Kujtojmë që deri më  tani mbi 17 mijë persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Italia ul sërish numrin e të infektuarve, rritet ai i viktimave! Hiqen kufizimet në Wuhan, bllokohet Britania e Madhe


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja