OBSH: Varianti i ri i COVID-19 përhapet më shpejtë nga të rinjtë dhe fëmijët

OBSH: Varianti i ri i COVID-19 përhapet më shpejtë nga të rinjtë dhe fëmijët

Simboli i OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë mendon se varianti i ri i COVID-19 transmetohet më shpejtë nga të rinjtë dhe fëmijët, ndërkohë po kryhen studime për këtë teori.

I dërguari special i KB-së David Nabarro, bëri me dije se OBSH-ja aktualisht është duke studiuar këtë teori se varianti i ri i COVID-19 përhapet më shpejtë përmes të rinjve dhe fëmijëve.

Hetime janë duke u kryer edhe për të parë nëse varianti i ri i koronavirusit i shfaqur në Britanin e Madhe, shoqërohet edhe me ashpërsimin e simptomave, përgjigjen e antitrupave dhe efikasitetin e vaksinës, për këtë është shprehur shefi i urgjencës së OBSH-së Michael Ryan.

 “Edhe nëse virusi është bërë pak më efikas në përhapjen, ai mund të ndalet. Pra, kjo situatë nuk është jashtë kontrollit por nuk mund të lihet edhe pas dore”, është shprehur Ryan.

Mendohet se shumë prej vaksinave ekzistente anti-COVID, mund të luftojnë dhe variantin e ri të koronavirusit të shfaqur në Britaninë e Madhe.

Kompania BioNTech, është shprehur se vaksina do të jetë efikase edhe për variantin e ri, megjithatë nëse jo një vaksinë e re mund të behet brënda 6 javëve.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë