OBSH vendos maskat me detyrim, Tirana 'harron' virusin! Baret dhe rrugët të mbushura me njerëz pa maska  

COVID-19 për qytetarët Shqiptar thuajse nuk ekziston. Të grumbulluar me miq dhe familjarë, qytetarët nuk respektojnë as distancimin social dhe as nuk janë të pajisur me maska apo doreza.

Të vetmit persona që shikon me maska në rrugët e kryeqytetit janë të moshuarit duke qenë se janë edhe më të rrezikuarit për tu infektuar me virus.

Por si ishte situata pak ditë më parë, kur në vend ishin masat e rrepta të sigurisë?

Që nga muaj mars e deri në mesin e muajit majë, shumica e qytetarëve lëviznin  me maska, pavarësisht se në vendin tonë maskat asnjëherë nuk u bënë të detyrueshme, madje mjekët infeksionistë janë shprehur se maska nuk është mbrojtja më e mirë.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Ministria e Shëndetësisë do të reagojë pas kërkesës së OBSH-së për ti bërë maskat të detyrueshme duke qenë se edhe numri i infeksioneve në vendin tonë është i lartë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen