Studentët e universitetit shtetëror kanë zhvilluar sot protesta kundër stazhit të detyruar pas përfundimit të studimeve, testit të Toefl-it dhe financimet e universiteteve private me para publike. Protestat janë zhvilluar para cdo fakulteti gjatë pasdites së sotme. Studentët paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme.

“Është një çmenduri që universitetet private të financohen me paratë e taksapaguesve, me paratë tona, në një kohë kur shtetasit nuk përfitojnë asnjë benefit nga këto pseudouniveristete” shprehet Meritan Elezi, një nga studentët e përfshirë në protestë. “Me sa duket universitetet private kanë gjetur një mënyrë të lehtë për të fryrë fitimet e tyre të ekzagjeruara.

Për të gjithë ata që dëshirojnë ti bashkohen lëvizjes studentorë është hapur edhe një grup në rrjetin social Facebook: Universiteti në rrezik. ah/Shqiptarja.com/