TIRANE- Zonja e Parë Odeta Nishani ka reaguar lidhur me debatin për SHQUP dhe deklarimeve se familja e saj ka lidhje pronësie me trualin e godinës aktuale të PD-së. Në një reagim të publikuar në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, Zonja Nishani mohon këtë lidhje, duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga selia e PS-së se dekretimi i SHQUP-it si seli e PD-së është bërë me qëllimin për të liruar truallin ku aktualisht ndodhet PD-ja.
Zonja e Parë është shprehur se debati po instrumentalizohet për qëllime politike dhe po “degjeneron në shpifje, fyerje dhe kërcënime, duke cënuar standardin e demokracisë së vendit”.
“Fatmirësisht në një shoqëri demokratike askush nuk është i përjashtuar nga debati publik, qoftë familja e Presidentit të Republikës, qoftë Presidenti vetë dhe ky është një standart tashmë edhe i demokracisë shqiptare, por kur debati instrumentalizohet për qëllime politike dhe degjeneron në shpifje, fyerje dhe kërcënime ky standart është cënuar në thelbin e tij dhe duhet të preokupohemi.
Prej disa ditësh, eksponentë të Partisë Socialiste, dizinformojnë opinionin publik mbi një marrëdhënie të pavërtetë pronësie timen dhe familjes sime me ambjentet ku është selia aktuale e Partisë Demokratike”, shprehet Odeta Nishani.
Më tej, Zonja e Parë, garanton opinionin publik se familja e saj nuk ka asnjë marrëdhënie pronësie me selinë e PD, ndërsa shton se qeveria e rë ka mjetet ligjore dhe administrative për të hetuar këtë çështje.
“Me përgjegjësi të plotë pohoj para opinionit publik që asnjë marrëdhënie pronësie e imja dhe familjes sime nuk ekziston me selinë e PD-së; gjithashtu pohoj se asnjë interes privat nuk e lidh familjen time me atë objekt dhe të ardhmen e tij. Për dy javë Partia Socialiste bëhet forcë kryesore qeverisëse dhe ka të gjitha mjetet e duhura ligjore dhe administrative për të hetuar me imtësi mbi këtë çështje”, shkruan Zonja Nishani.
Duke i quajtur shpifje akuzat për këto marrëdhënie pronësie, Odeta Nishani, thotë se opinioni publik do të japë përgjigjen e merituar.
“Ky nxitim për të më vendosur në qëndër të një alibie dhe lufte politike që nuk më përket, nuk më demoralizon, nuk më frikëson në asnjë çast të jetës dhe punës time të përditshme. Unë besoj tek drejtësia dhe moraliteti i së drejtës, ndaj jam e bindur që shpifësit do të marrin qëndrimin që meritojnë nga opinioni publik shqiptar dhe shumë shpejt kauza e tyre do të vetërrëzohet”, e mbyll reagimin e saj Zonja Nishani.

Reagimi i Zonjës së Parë, Odeta Nishani
Fatmirësisht në një shoqëri demokratike askush nuk është i përjashtuar nga debati publik, qoftë familja e Presidentit të Republikës, qoftë Presidenti vetë dhe ky është një standart tashmë edhe i demokracisë shqiptare, por kur debati instrumentalizohet për qëllime politike dhe degjeneron në shpifje, fyerje dhe kërcënime ky standart është cënuar në thelbin e tij dhe duhet të preokupohemi.
Prej disa ditësh, eksponentë të Partisë Socialiste, dizinformojnë opinionin publik mbi një marrëdhënie të pavërtetë pronësie timen dhe familjes sime me ambjentet ku është selia aktuale e Partisë Demokratike.
Me përgjegjësi të plotë pohoj para opinionit publik që asnjë marrëdhënie pronësie e imja dhe familjes sime nuk ekziston me selinë e PD-së; gjithashtu pohoj se asnjë interes privat nuk e lidh familjen time me atë objekt dhe të ardhmen e tij. Për dy javë Partia Socialiste bëhet forcë kryesore qeverisëse dhe ka të gjitha mjetet e duhura ligjore dhe administrative për të hetuar me imtësi mbi këtë çështje.
Ky nxitim për të më vendosur në qëndër të një alibie dhe lufte politike që nuk më përket , nuk më demoralizon, nuk më frikson në asnjë çast të jetës dhe punës time të përditshme. Unë besoj tek drejtësia dhe moraliteti i së drejtës, ndaj jam e bindur që shpifësit do të marrin qëndrimin që meritojnë nga opinioni publik shqiptar dhe shumë shpejt kauza e tyre do të vetërrëzohet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lutaj: Zonja Nishani, pronare trualli te selia e PD