Oerd Bylykbashi-ministres
Gjonaj: Më mirë kërko avokat

Oerd Bylykbashi-ministres<br />Gjonaj: Më mirë kërko avokat<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë lidhur me mosmiratimin e KLGJ dhe KLP.

Bylykbashi shprehet se kandidatët e KLGJ dhe KLP janë ish-ministra socialistë, bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, gjyqtar, prokuror e hetues që kanë dënuar për politikë. Sipas tij këta kandidat kanë probleme me dekriminalizimin dhe janë të skualifikuar nga OMN sepse nuk kanë paguar taksat.

Statusi i plotë:

Sot paska dale te recitoje psalmin "Vetem ne ‎qe lirojme kriminelet e duam reformen ne drejtesi" vete Ministrja e Drejtesise! Po, vete ajo.‎

Qenka e shqetesuar pse opozita nuk ua miratoka symbyllur listen e KLGJ dhe KLP me kandidate ishministra socialiste, ishbashkepunetore te Sigurimit, gjyqtare, prokurore e hetues qe kane denuar per politike, me probleme me dekriminalizimin, te skualifikuar nga ONM‎, qe nuk kane paguar taksat, apo kandidate qe kopjojne si ne fillore!

Shqetesohet madje edhe me "naivitet" se kjo po pengoka drejtesine! Ate drejtesi qe me firmen e kesaj Ministreje ne bashkepunim me Prokuroren e Pergjithshme Provizore i hoqi nga duart Prokurorise se Krimeve te Renda deshmitarin‎ kyc te dosjes Tahiri/Habilaj. Gjoja po ndihmojne drejtesine italiane, por ne fakt penguan drejtesine shqiptare.

Fundja, le te denohet Habilaj ne Itali, mjaft te shpetoje Tahiri ne Shqiperi.

Opozita po pengon moj Ministre?! Po nese zbatohej Kushtetuta konsensuale, sot do kishin KLGJ e KLP te ngritur, do kishim Prokuror te Pergjithshem sipas Kushtetutes, do te kishim SPAK te pavarur.

Pengimi i drejtesise perben krim. E nese sot do te kishim SPAK te pavarur, prokuroret e tij sot do te trokisnin me prangat ne duar ne deren e Ministres se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme.‎ Por mos u merzisni sepse nese nuk ju vjen SPAK, do t'ju vijne shqiptaret!

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë