Oerd Bylykbashi: Rama ka 10
arsye se pse nuk do elektronikën

Oerd Bylykbashi: Rama ka 10<br />arsye se pse nuk do elektronikën
Drejtuesi i opozitës në komisionin e reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi rendit 10 arsye, se pse, sipas tij, mazhoranca nuk pranon numërimin elektronik. “Zhduk shit-blerjen e kartave te identitetit.

Zgjedhësi do të identifikohet me shenjën e gishtit. Nuk do të kërkohet karta e identitetit. Kjo i heq Ramës dhe rreshterëve të tij mundësinë që të blejë apo t'ua marrë shqiptarëve hallexhinj kartat e identitetit.

Pa kartë, sot zgjedhësi nuk voton dot. Rama do që hallexhinjve t'u heqë de facto të drejtën e votës. Zhduk votimin e shumëfishtë nga një person në qendra te ndryshme. Zhduk mbushjen e kutive nga komisionerët militantë. Identifikimi me shenjën e gishtit e bën të pamundur që ushtria e "ustallarëve" të Ramës të hedhë vota në kuti për zgjedhësit qe nuk kanë votuar”,-shkruan Bylykbashi. Ai rendit ndër të tjera se votimi familjar shmanget në këtë mënyrë. “Zhduk votimin në emër të personave të tretë, veçanërisht në emër të emigrantëve. Zhduk votimin familjar kur babai merr kartat e identitetit të familjareve dhe voton ai për të tjerët.

Pra, i hiqet Ramës mundësia që duke blerë kryefamiljarin, të blejë me shumicë edhe votat e grave të familjes. Zhduk përdorimin e kartave të falsifikuara. Redukton shit-blerjen e votës sepse eliminon zinxhirin e votimit "karuzel" kur një fletë votimi e bardhë nxirret jashtë qendrës së votimit, mbushet nga "ustallarët" dhe kundrejt pagesës, i jepet votuesit ta hedhë në kuti e të nxjerrë jashtë fletën e tij të paplotësuar”,-thotë ndër të tjera deputeti i opozitës. Ai rendit dhe tre arsye të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor. “Eliminon korrupsionin e komisionerëve të qendrave të votimit apo presionin mbi to për të mbushur kutitë, lejuar votimin e shumëfishtë, atë familjar apo me karta false. Eliminon korrupsionin e numëruesve militantë partiak që bëjnë pazar me votat e partive.

Rezultati i votimit del automatikisht dhe brenda pak orësh në të gjithë Shqipërinë”,-thotë Oerd Bylykbashi. Sipas tij këto afekte kundërshtohen nga mazhoranca sepse e pengojnë atë të ndërhyjë në rezultatin zgjedhor. “Këto skema i prishen Ramës nga votimi elektronik ndaj ai spërdridhet e kacavirret mbi xham për ta refuzuar atë. Nëse bëhet votimi elektronik, nuk ka si të shpenzojë për blerje votash dhe komisionerësh qindra milionë eurot e kanabisit, të korrupsionit me tenderat e fasadave, shesheve apo të koncesioneve.

Ndaj Rama u tërhoq zvarrë deri tani që të dalë e të thotë nuk ka kohë. Shqiptarët nuk kanë më kohë të presin Ramën për zgjedhje të lira e të ndershme. Kundërshtimi i Ramës sot është refuzim për zgjedhje të lira e të ndershme. Është refuzim nga maja e arrogancës që të jep paraja e korrupsionit”,-tha Bylykbashi. Në përfundim të argumentimit të tij, deputeti demokrat thotë se nuk do të ketë zgjedhje të lira nëse nuk ka votim elektronik.

“Nëse këto fenomene ZHDUKEN nga zgjedhjet, të drejtën për të vendosur kush merr pushtetin për të qeverisur e kanë shqiptaret dhe jo Rama, aleatët e tij në krimin e organizuar, oligarkët apo media e kapur nga Rama. Nëse këto fenomene nuk zhduken, zgjedhjet nuk janë të lira e të ndershme. Çdo ndryshim tjetër në Kodin Zgjedhor është fasadë, siç ka qejf Rama. Por fasadë pas së cilës kutërbon kufoma e demokracisë”,-tha Bylykbashi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!