Një pasagjer është zbritur nga avioni i kompanisë “Jetblue Airway Corp”, i cili pritej të nisej nga  New York, pasi ka ofenduar vajzën e madhe të Donald Trump, Ivanka Trump.

Babai yt është duke e shkatërruar vendin tonë, pastaj pse je në këtë avion,ti duhet të fluturoje me avion privat”,  mësohet se pasagjeri i ka thënë  Ivanka Trump.

Sipas raportimit të TMZ, personeli i ka kërkuar pasagjerit të zbriste nga avioni. Sipas dëshmitarëve Ivanka Trump e ka injoruar personin në fjalë dhe është përpjekur që me lodra të shpërqëndronte  fëmijët e saj.

Ndërkohë  kompania “Jetblue Airway Corp”  ka sqaruar arsyen e zbritjes së pasagjerit nga avioni me anë të një deklarate.

Vendimi për të zbritur një pasagjer nga aeroplani nuk është një vendim që merret lehtë, por nëse stafi mendon se pasagjeri është duke shkaktuar një konflikt dhe sidomos kur ekziston një mundësi e madhe që ky konflikt të zmadhohet gjatë udhëtimit, atëherë është gjëja e duhur për të bërë”, shkruhet në deklaratën e kompanisë.

 Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com