HAMAS - Një raketë izraelite ka rrafshuar një shtëpi dykatëshe në një lagje rezidenciale të qytetit të Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 11 civilë.

Sulmet kishin në shënjestër shtëpinë e familjes Daloo në lagjen Nasser në qytetin e Gazës, duke e kthyer atë në rrënojë.

Pesë gra, duke përfshirë një 80-vjeçare, dhe katër fëmijët të vegjël ishin në mesin e të vdekurve, tha një zyrtar i shëndetësisë në Gaza.

Skuadra e Kërkim-shpëtimit nxori furishëm nga rrënojat trupat e fëmijëve, duke përfshirë një foshnjë dhe një 5-vjeçar, si dhe kalimtarë të rastësishëm. Ushtria izraelite tha se objektivi i sulmit ishte një organizator i lartë i grupit militant islamik Xhihad. Zëdhënësi tha se dy burrat që u vranë në sulmin izraelit ishin civilë. Shpërthimi dëmtoi edhe ndërtesat aty pranë.

Me sulmin e të dielës pasdite shkon në 66 numri i palestinezëve të vrarë në ofensivën izraelite, duke përfshirë 32 civilë, tha zëdhënësi palestinez. Nga luftimet e ndërsjellta janë tre izraelitë. Ushtria izraelite thotë se po përdor taktika për të shmangur viktimat ndër civile. Ajo gjithashtu fajëson militantët palestinezë për rrezikimin e civilëve nga qitja me raketa në zonat e banuara.

Izraeli filloi ofensivën të mërkurën në një përpjekje për t'i dhënë sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës intensifikuar muajt e fundit. Me pretendimin për të vrarë militantët zjarri me raketa ka vazhduar i pandërprerë./r.d.shqiptarja.com/