IDF përsërit paralajmërimin e saj për evakuim në shkallë të gjerë nga Libani jugor, duke u thënë civilëve se duhet të evakuohen në veri të lumit Zahrani.
Paralajmërimi u lëshua për herë të parë të enjten dhe u përsërit përsëri dje.
“Aktivitetet terroriste të Hezbollahut po e detyrojnë IDF-në të veprojë me forcë kundër saj në atë zonë dhe ajo nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë”, thotë zëdhënësi i ushtrisë, kolonel Avichay Adraee.
“Sulmet ajrore janë duke vazhduar, pasi IDF po vepron me forcë të madhe në zonë. Prandaj, për sigurinë tuaj, ju bëjmë përsëri thirrje që të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të zhvendoseni menjëherë në veri të lumit Zahrani”, thotë ai.
“Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik jetën”, shton Adraee.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Presidenti iranian: Sulmet ndaj objekteve tona energjetike kanë pasoja të pakontrollueshme! Teherani godet me raketa rafinerinë më të madhe të gazit në Katar











