Oferta faraonike nga miliarderi tajlandez Bee Taechaubol duket se ka tronditur qëndrimin e Presidentit të Milanit, Silvio Berluskoni për të mos pranuar asnjë kërkesë për shitjen e kuqezinjve. Megjithatë tajlandezi Bee Taechaubol duket se ka fillimisht si qëllim që të blejë pjesën më të madhe të aksioneve të Milanit duke ofruar, 1 miliardë Euro.

Taechaubol kryeson një grup financiar të quajtur "Thai Prime" dhe ai ka konfirmuar nisjen e bisedimeve me drejtuesit aktualë të Milanit për të blerë shumicën e aksioneve që do t'i lejonte drejtimin e Milanit. Nëse negociatat do të konkretizohen atëherë pas Interit edhe ekipi i dytë i Milanos do të kalonte në pronësi të kalonte në duart e pronarëve të huaj.  Milani po vuan mungesën e likuiditetit duke kaluar një nga periudhat më të errëta.


d.b/shqiptarja.com