TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri bëri sot publik faktin se qeveria Berisha i ka dhuruar me një VKM të qershorit 2013 një tokë në Orikum ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, i cili tashmë ndodhet në arrati nën akuzë për dekonspirim të operacioneve. Sipas vendimit, bëhet fjalë për një tokë në bregdet që i përkiste Ministrisë së Brendshme.
“Këtij oficeri të arratisur i kanë dhuruar tokë në Orikum dhe shpresoj t’i kenë mësuar edhe notin”, tha Tahiri nga foltorja e Kuvendit.
Përmes një interviste të publikuar në media, Zagani ka treguar nga arratia, fakte që sipas tij e lidhin ministrin me trafikun e drogës, akuza të cilat ministri i rrëzoi dje përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.
Më poshtë VKM qe i kalon Zaganit në pronësi nje objekt në Orikum

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO