OFL 'piketon' 7 të dënuar për vjedhje me armë, vrasje dhe shitje droge (Emrat)

OFL 'piketon' 7 të dënuar për vjedhje me armë, vrasje dhe shitje droge (Emrat)

Foto ilustruese

OFL sot u ka dërguar formularin e deklarimit të psurisë 4 të dënuarve për vepra penale si vrasje, trafikim lëndësh narkotike dhe vjedhje me armë.

Në "shënjestër" është Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo(Fatjon) Demiri, Eduart Karaj, Alfred Lleshaj, Sokol Djegesina (Pjollaj), Edmond Mamushi.

Njoftimi i OFL:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

S. P., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.(F.) D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

A. Ll., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. D.(P.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. M., banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë