OFL në 'sitë' pasurinë e 4 fierakëve të dënuar për drogë e organizatë kriminale, mes tyre dhe Fatmir Kajolli

Fieri ka qenë qyteti i radhës ku OFL është ndalur duke i dërguar formularin e vetëdeklarimit 4 personazheve të njohur të botës së krimit. Kështu në sitën e OFL këtë herë janë futur Fredi Genicën, Sokol Muratin, Fatmir Kajollin dhe Sokol Genicën.

Po kush janë këta personazhe dhe për çfarë akuzohen?
Fredi Genica rezulton i dënuar nga gjykata e Milanos  me burg për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge” . Genica i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg u arrestua në tetor të 2019 gjatë një operacioni në fshatin Dërmenas, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Sokol Murati është emri tjetër që duhet ti përgjigjet OFL për të cilin rezulton  një urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”

Ndërkohë OFL nuk i ka shpëtuar as një ish funksionar si Fatmir Kajolli ish anëtar i këshillit bashkiak Fier nën siglën e PR, i cili rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Milanos, në Itali, në vitin 2001, me 24 vite burg për veprat penale të “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike”.Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës, po në Itali, në vitin 2000, ka vendosur dënimin me 16 vite burg për veprat penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkeljet të ligjit për narkotikët”. Kajolli është një emër i njohur edhe në Fier, ndërsa është i njohur për angazhimin e tij pranë PR dhe njihet si mik i Fatmir Mediut. Gjykata italiane e dënoi Kajollin pas disa përgjimeve dhe verifikimeve duke konstatuar se ishte i angazhuar në trafikun ë lëndëve narkotike. Në njërin prej tyre Kajolli është përgjuar duke folur me Sokol Genicën, të cilit gjithashtu sot i është dërguar i vetëdeklarimit nga OFL. Historia zë fill në gusht të vitit 1998, kur grupi i Genicës kishte mbetur pa furnitorë, ndaj edhe futi në lojë një tjetër personazh të fortë, Fatmir Kajollin. Vetë Genica rezulton i arrestuar për “trafik të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cami el: 21/05/2020 23:41

    O arixhi te qifshin camt ropt me gjith fare fis kulish kurve.ska pidh motre me igjet vendin camve se ja ukan qi ma tmiret e familjes.dukaqotve e soje sorollop

    Përgjigju
  • Populli: 20/05/2020 19:15

    Perse jeni zgjedhur per te kapur cironkat perse nuk filloni nga Presidenti kryeministrii nga Sali Berisha Lulzim Basha Monika Kryemadhi ministrat ish ministrat deputetet ish deputetet perse budallenje na Dini neve o te mjere beni detyren se do ju marri populli do t'ju nxjerre me shkelma nga zyrat

    Përgjigju
  • Selenice: 20/05/2020 17:53

    Kur vajtete aq shpejt ne Fier more ketu në Vlore duhet te jeni me vite. Te instalohete repart special te kontrolloje Vloren 24 ore se u meruame. Njeres te liqe nuk jetohete në Vlore

    Përgjigju
    • Aeixhiu: 20/05/2020 20:41

      Le te vij njeher ketej nga dukati ofl se ja gjejm vendin si camve

  • Fieri: 20/05/2020 16:27

    Sokol genica super njeri vajti vite ne burg i shkreti esht bob njifet kudo

    Përgjigju
  • ben: 20/05/2020 13:26

    Mos e ka harru OFL-ja,per vetdeklarimet,se pervec Fatmir Kajollit duhet me ja cu edhe Fatmir Mehdiut,meqe jane ne Fier.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja