Një mjek dhe një infermier janë vendosur nën hetim nga policia e Elbasanit pasi ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private në lagjen “Haxhias”.

Klinika rezulton  se është e paregjistruar sipas rregullave të vendosura nga organet kompetente.

Si shkak i ushtrimit të aktivitetit tregtar në mënyrë të paligjsshme mjeku dhe infermieri po hetohen në gjendje të lirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë në Elbasan për veprime të mëtejshme.