Ohër, parulla antishqiptare
Xhaferri nesër në Bruksel

Ohër, parulla antishqiptare<br />Xhaferri nesër në Bruksel
SHKUP- Incidentet etnike në Maqedoni vazhdojnë të jenë prezente, ndërsa qeveria premton se nuk do të tolerohen. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton për ngritjen e 77 kallzime penale ndaj individëve dhe grupeve  të përfshirë në incidentet e fundit me karakter etnik, ndërsa zv kryeministri i Maqedonisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi nesër do të jetë në Bruksel.

Mediat në Shkup njoftojnë për disa grafite me përmbajtje antishqiptare dhe fashiste nëpër disa institucione të Ohrit të shtunën në mëngjes.

PARULLA VDEKJE PER SHQIPTARET
Bashkë me parullën “Vdekje për shqiptarët” grafitet kanë përmbajtur edhe kryqin fashist. Grafite të tilla janë shkruar në objektin e Shtëpisë së Shëndetit, në objektin e Gjimnazit të Ohrit, te një shitore në Çarshinë e Ohrit, por edhe te xhamia në rrugën “Marko Nestorovski”.
NGRIHEN 77 KALLZIME PENALE
Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase njofton se janë ngritur 77 kallëzime penale ndaj individëve dhe grupeve të individëve si kryerës të incidenteve të fundit ndëretnike në Maqedoni. “Ne kemi vërtetuar porosinë tonë përmes 77 kallëzimeve penale të ngritura për incidenteve, duke bërë të qartë se dhuna dhe gjuha e urrejtjes nuk duhet të tolerohen”, deklaroi ministrja Jankullovska.
Ajo ka shprehur kritika ndaj Gjykatës së Tetovës për lirimin e dy tifozëve të “Ballistave” të klubit të futbollit “Shkëndija”. Tifozët kishin sulmuar një pjesëtar policie i cili ishte angazhuar për parandalimin e dhunës”, theksoi ministrja e MPB-së.

XHAFERRI NE BRUKSEL PER MARREVESHEN E OHRIT
Zëvendëskryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi prej nesër do të qëndrojë për vizitë treditore në Bruksel, ku do të realizojë takim me komisionarin evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Shtefan Fyle, me raportuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit dhe me Jorgo Shacimarkakis nga Parlamenti Evropian.
Xhaferi, gjatë vizitës së tij në Bruksel, do të mbajë një fjalim në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të aderimit të vendit në BE dhe NATO.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë