Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi është takuar sot me Drejtorin e Policisë së Maqedonisë në Ohër të Maqedonisë, Mitko Cavkov, me qëllim garantimin e sigurisë në rajon.

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm zhvillohet në kuadrin e takimit të mëparshëm të zhvilluar  midis dy Ministrave të Brendshëm të dy vendeve të zhvilluar muaj më parë në Tiranë.

Gjatë takimit Didi dhe Cavkov, diskutuan për garantimin e sigurisë në rajon dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në kufi.

Dy krerët e policive u angazhuan për më shumë bashkëpunim qendror dhe lokal, si dhe për të rritur bashkëpunimin në luftën kundër trafiqeve.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)