Alarm në një kampus universiteti në Ohaio, shërbimet e emergjencës kanë lajmëruar se në godinë ndodhet një person i armatosur. Mediat raportojnë se kanë mbetur të paktën 8 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Përmes një postimi në rrjetin social të universitetit është bërë thirrje që të pranishmit të qëndrojnë në vende të sigurta.
“Kujdes një person që shtin me armë është aktiv në kampus, Vraponi, Fshihuni ” thuhet në postimin e publikuar.
“Dëgjuam tre-katër të shtëna vinin nga ana tjetër e rrugës, më pas erdhi policia dhe ambulancat. Më pas të gjithë nisën të vraponin. Disa student kanë mbetur në salla dhe kërkojnë që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë” shprehet një dëshmitar.
Policia e Columbus pretendon se ka vrarë një nga të dyshuarit e sulmit por sipas të dhënave në godinë është edhe një tjetër atentator. Në vendngjarje krahas ambulancave, zjarrfikëseve janë edhe forcat e FBI .
Kampusi univeristar i Ohaios është një nga më të mëdhenjtë në SHBA dhe ka më shumë se 65 mijë studentë
[gallery]19908[/gallery]
Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO