Ohri-perla e Ballkanit! Destinacioni juaj i preferuar këtë verë

Ohri-perla e Ballkanit! Destinacioni juaj i preferuar këtë verë

Manastir në Ohër

Ohri me vendndodhjen dhe bukuritë e pasura natyrore, kulturore dhe historike me të drejtë quhet perla maqedonase dhe Ballkanike. Qyteti që është unik dhe të magjeps me pamjen dhe klimën e tij ia vlen të vizitohet, ai që e ka parë një herë ka dashur të kthehet sërish dhe të shijojë bukuritë.

Liqeni i Ohrit, i cili konsiderohet më i vjetri në Evropë, së bashku me qytetin janë ndër trashëgimitë kulturore dhe natyrore botërore të UNESCO-s që nga viti 1980. I njohur për ujin e tij të pastër, shumë e quajnë deti jonë që magjeps me florën dhe faunën e tij të pasur dhe me llojet e peshkut.

Nëse dëshironi të keni pamjen më të bukur të qytetit, këtu është Kalaja e Samoilit, e cila është një nga vendet më të rëndësishme kulturore dhe historike. Gjatë historisë, kalaja është rrënuar dhe rindërtuar shumë herë, kështu që mban gjurmët e pothuajse të gjitha epokave historike të qytetit të Ohrit. Shumica e mureve të kalasë dhe periferisë, së bashku me kullat e ruajtura, mendohet se datojnë që nga koha e mbretit Samoil.

Menjëherë poshtë kalasë së Samoilit që ndodhet në zemër të pjesës së vjetër të qytetit ndodhet Teatri Antik i cili është përdorur në periudhat helenistike dhe romake. Teatri Antik është rinovuar tërësisht dhe që nga viti 2001 në skenën e hapur janë vënë në skenë drama, koncerte muzikore, shfaqje dhe manifestime të ndryshme.

 Ndërtesa më përfaqësuese sot është Shtëpia e Robevcive, një monument kulture i mbrojtur nën kujdesin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Kombëtar në Ohër, ku është i vendosur Muzeu Arkeologjik, Dhoma e Artë, ekspoza etnologjike, një fond të objekteve të familjes Robevci dhe punimeve të shkollës së gdhendjes së Ohrit.

 Për shkak të numrit të madh të kishave dhe manastireve, qyteti njihet si Jeruzalemi Ballkanik, thuhet se janë 365 të tilla nga një për çdo ditë të vitit. Shën Jovan Kaneo, Shën Klimenti dhe Pantelejmoni në Plaoshnik, Shën Bogorodica Perivlepta, Shën Sofia, manastiri i Shën Naumit që ndodhet midis Liqenit të Ohrit dhe malit Galiçica, një manastir i zbukuruar me fazanë të bukur që konsiderohen si simbol i krishterimit, ndërsa në afërsi ndodhen burimet e Lumit Drin.

Patjetër duhet bëni një shëtitje me varkë në ujërat e liqenit nga ku mund të shihni bukuritë e qytetit nga një kënd tjetër magjepsës.

Para se të arrini në Shën Naum, është e pashmangshme të vizitoni Gjirin e Kockave, i cili është një vend arkeologjik i një vendbanimi parahistorik dhe ka një platformë me banesa të rindërtuara, që tregon mënyrën se si ka qenë dikur dhe do të shihni ujin e bukur tirkiz në të cilin notojnë peshqit.

Përveç këtyre bukurive, qyteti është tërheqës për shtëpitë e vjetra të Ohrit në pjesën e vjetër të qytetit në Varosh, pazari i vjetër, keji i liqenit, dyqanet e shumta, hotelet, restorantet ku ofrohet ushqim tradicional maqedonas.   

Së fundmi, nëse vini në qendrën kryesore turistike, shfrytëzojeni kohën për të biseduar me vendasit të cilët do t'ju tregojnë përse ta vendosni këtë qytet në listën e destinacioneve tuaja të preferuara të pushimeve.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën