TIRANE- Qeveria shqiptare, e mbledhur për herë të parë për këtë vit mori vendime e projektligje të rëndësishme. Një prej tyre është vendimi për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor ku parashikohet një fond prej 152 milionë dollarësh. Në mbledhje qeverie plani për 300 ditët e qeverisjes së majtë ka qënë pjesë e diskutimeve. Është miratuar dhe vendimi për marrëveshjen e financimit me BE dhe për trajtimin financiare të punonjësve që dërgohen jashtë vendit të punës për të ushtruar detyrën.
Vendimi: Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor. Për shpërndarjen e buxhetit të spitaleve vendimi është mbështetur në reformën e nisur në shërbimin shëndetësor, në kuadër të racionalizimit të shërbimeve spitalore, në disa tregues si shërbimet që ofrojnë.
Shpjegimi: Financimi i shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor ka një fond prej 152 milionë dollarësh. Nga ky fond i përcaktuar 350 milionë lekë janë për përmirësimin e shërbimit të onkologjisë 100 milionë lekë do shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore për kardio kirurgjinë, 80 milionë lekë për materiale mjekësore për funksionimin e laboratorëve, 70 milionë për sigurimin e mirëmbajtjeve të aparaturave mjekësore, ndërsa 250 milionë lekë për financimin e paketave të shërbimeve për realizimin e transplanteve të veshkës, mëlçisë si dhe për fëmijët që kanë probleme me dëgjimin. Po ashtu një fond rezervë është ruajtur për financimin e të sëmurëve me dializë.
Vendimi: Për miratimin, në parim, të shtesës nr. 2, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe BE, për programin kombëtar për Shqipërinë, në kuadër të komponentit, Instrumenti për Asistencën e Parazgjerimit, “Asistenca e tranzicionit dhe mbështetja institucionale për vitin 2011”. Ky vendim ka për qëllim miratimin e rialokimeve të fondeve për projektet e parashikuara në marrëveshjen kuadër të financimit, në këto fusha: të drejtësisë dhe çështjeve të brendshme dhe mbështetje për Ministrinë e Financave dhe atë të Integrimit Evropian.
Shpjegimi: Qeveria shqiptare ka vendosur të rishpërndajë fondet e dhëna nga Brukseli në kuadër të asistencës së Parazgjerimit. Kjo do përfshijë diksteret e lidhura drejtpërsëdrejti me çështjet e integrimit që do përfitojnë fonde për projektet e përcaktuara nga marrëveshja që kanë me Brukselin.
Vendimi: Për miratimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së Kroacisë, për ndryshimet në marrëveshjen, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kroacisë, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë. Ky ndryshim vjen si pasojë e anëtarësimit të Kroacisë në BE dhe, për këtë arsye Kroacia është e detyruar të harmonizojë legjislacionin kombëtar me atë të BE.
Shpjegimi: Meqënëse Kroacia është bërë anëtare e BE, atëherë dhe Shqipëria duhet të përshtasë marrëveshjes e saj sipas këtij legjislacioni, që do rti shërbejnë dhe në rrugën e integrimit.
Vendimi: Për një shtesë në vendimin nr.997, datë 10.12.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”, të ndryshuar. Sipas vendimit propozohet që personeli ushtarak i FA, që angazhohet në procesin e eliminimit të kimikateve stoqe, të trajtohet si një kategori e veçantë përfituese, për efekt të trajtimit financiar lidhur me dietat ditore, shpenzimet e fjetjes, si dhe shpenzimet e transportit kundrejt dokumentit tatimor përkatës, në rastin kur transporti nuk realizohet nga vetë institucioni, në analogji edhe me punonjësit e Policisë, të Gardës dhe të SHISH, kur marrin pjesë në shërbime operacionale.
Shpjegimi: Tashmë të gjithë ata punonjës të personelit ushtarak që përdoren jashtë qendrës së punës për eliminimin e helmeve do trajtohen financiarisht si punjësit e policisë, Gardës e SHISH.
Projektligji: Për aderimin e Shqipërisë në protokollin e privilegjeve dhe imuniteteve të Autoritetit Ndërkombëtar të Shtratit të Detit. Protokolli për privilegje dhe imunitete për shtratin e detit, në të cilin kërkohet të aderohet, rregullon privilegjet dhe imunitetet e përfaqësuesve, anëtarëve dhe ekspertëve që kryejnë misione për Autoritetin Ndërkombëtar të Shtratit të Detit, që janë hartuar në përputhje me Konventën e OKB për të Drejtën e Detit.
Shpjegimi: Shqipëria do të plotësojë të gjitha kushtet për të qënë pjesë e protokollit të privilegjeve të shtratit të detit.
Projektligji: Për ratifikimin e protokollit shtesë 3 të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore. Protokolli shtesë 3 ndërmjet Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës është jo vetëm plotësim i një angazhimi në marrëveshjen e vetme të tregtisë së lirë të Evropës Qëndrore, CEFTA 2006, por është edhe plotësim i kërkesave të vazhdueshme të komunitetit të biznesit shqiptar, veçanërisht atyre të peshkimit dhe konservave të peshkut, verës, vezëve, produkteve të freskëta bujqësore etj, të cilët janë të orientuar për eksport.
Shpjegimi: Qeveria shqiptare në kuadër të faktorizimit të saj rajonal, ratifikoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Bosnjën.
Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com