OKB: 10 mijë persona kanë humbur
jetën në konfliktin e Jemenit

OKB: 10 mijë persona kanë humbur<br />jetën në konfliktin e Jemenit
Të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetë gjatë konfliktit të Jemenit, i cili po zhvillohet mes rebelëve Houthi, koalicionit të udhëhequr nga Arabia dhe mbështetësit e qeverisë.
 
Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur se numri i lartë i viktimave në këtë konflikt nënvizon nevojën e ngutshme për gjetjen e një zgjidhjeje.
 
“Që prej fillimit të konfliktit në 2015-tën, të paktën 10 mijë persona kanë humbur jetën dhe 40 mijë të tjerë janë plagosur”, ka deklaruar Jamie McGoldrick, koordinatori i OKB-së në Jemen.
 
Ndërkohë ai ka shtuar se në Jemen ekzistojnë zona të izoluara që janë duke vuajtur prej urisë.
 
Organizata  e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar konfliktin e Jemenit si një prej Krizave më të rënda humanitare në Botë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit 

Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit