Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 25 gusht do të shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Ban Ki-Moon, në raportin paraprak kishte vlerësuar se kanë mbetur disa sfida në zbatimin Marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këshillin e Sigurimit gjatë këtij muaji e kryeson Britania e Madhe.
 
Ndërkohë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, situata politike në Kosovë ka qënë e tensionuar si dhe ende është në pritje qeveria e re. Bisedimet me Serbinë janë ndërprerë si bisedimet me BE për liberalizimin e vziave.
 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)