Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka ngritur alarmin për sa i përket numrit të viktimave civile gjatë vitit të kaluar në Afganistan.

Sipas OKB-së, gjatë vitit 2016 është regjistruar një rritje alarmante e numrit, ku numri i fëmijëve të cilët kanë ndërruar jetën është 24% më shumë se sa vitin e kaluar.

Ndërkohë edhe numri i viktimave të përgjithshme është ka pësuar një rritje prej 3% gjatë vitit 2016.

Sipas një raporti të OKB-së, deri në këto momente në Afganistan kanë humbur jetën 11,400 civilë.

Ndërkohë sipas raportit të OKB-së, 61%  e viktimave civile janë shënuar nga talembanët, ndërkohë që forcat qeveritare fajësohen vetëm për 24% të vdekjeve të civilëve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com