OKB, ambasadorja amerikane,
Power: Sistemi ka shumë të meta

OKB, ambasadorja amerikane,<br />Power: Sistemi ka shumë të meta
Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuar, Samantha Power, është shprehur e zhgënjyer për sa i përket punës së këtij institucioni.

Sistemi i OKB-së ka shumë të meta, kjo organizatë është duke vuajtur nga burokracia e saj”, është shprehu Power.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja amerikane u shpreh se rritja e popullaritetit të forcave populiste në të gjithë botën do të ketë ndikim edhe mbi Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Ajo që ndodh nëpër botë do të reflektohet edhe këtu, vendet më pak demokratike do të fillojnë të votojnë ndryshe”, është shprehur Power, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha që e presin në të ardhmen OKB-në.

Samantha Power,  e cila është në prag të largimit të saj si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, shprehu gjithashtu edhe besimin e saj se Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterras, do të bënte një punë të mirë në krye të organizatës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!