OKB, ambasadorja e SHBA-së: Nuk
do t’i harrojmë ata që s’na mbështesin

OKB, ambasadorja e SHBA-së: Nuk<br />do t’i harrojmë ata që s’na mbështesin
Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, është zotuar për të rindërtuar trupin e organizatës dhe gjithashtu ka thënë se SHBA-të nuk do t’i harrojnë ata që nuk kanë për ta mbështetur.

Qëllimi ynë në këtë administratë është të tregojmë vlerën tonë në OKB, forcën tonë dhe zërin tonë. Do të mbështesim aleatët tanë dhe do të kërkojmë që ata të na mbështesin”, është prehur ajo, duke shtuar se është duke mbajtur “shënime”.

Ndërkohë pas takimit të saj me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ajo u tha se patën një bisedë të mirë dhe produktive për mënyrën se si mund të punonim së bashku për të përmirësuar akoma edhe më shumë organizatën.

Gjithçka që është duke punuar, ne do ta përmirësojmë, e ato që nuk funksionojë do të përpiqemi t’i rregullojmë. Ndërkohë gjithçka që është e vjetër dhe e panevojshme do të largohet”, është shprehur ajo për gazetarët pas përfundimit të takimit mes saj dhe Guterres, të cilit i paraqiti sot kredencialet e saj.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje