OKB bisedime urgjente pas
testit bërthamor koreano-verio

OKB bisedime urgjente pas<br />testit bërthamor koreano-verio
Pas njoftimit për një tjetër test bërthamor nga ana e Koresë së Veriut, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndërmarrë sot bisedime urgjente. Kjo mbledhje, e zhvilluar me dyer të mbyllura në Nju Jork, u bë me kërkesë nga Uashingtoni dhe Tokioja. 

Ndihmëspërfaqësuesi i përhershëm britanik, Peter Wilson e ka cilësuar testin e ri koreano-verior si shkelje flagrante të rezolutave të Këshillit. Ai ka rekomanduar si përgjigje edhe vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare nëqoftëse do të ishte e nevojshme. Shteti i parë që mori masa për këtë veprim ishte pikërisht Koreja e Jugut e cila ka vendosur në gadishmëri forcat ushtarake .

Më herët Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen në miniature. Dyshimet janë hedhur pas një tërmeti me magnitudë 5.1 ballë që është vërejtur pranë zonës së testimit. Një bombë me hidrogjen është më e fuqishme se një bombë atomike. Ajo realizohet nga fuzioni bërthamor i izotopeve të hidrogjenit në një reaksion zinxhir, i zhvilluar në vitin 1958 nga Shtetet e Bashkuara.

Bomba me hidrogjen shihet si një bombë e pastër, krahasuar me atë atomike, pasi ka më pak mbetje radioaktive, por është shumë më e fuqishme. Rreth një muaj më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un tha se Peniani kishte zhvilluar bombën me hidrogjen, por ekspertët ndërkombëtarë ishin skeptikë.

Deri tani, Koreja e Veriut besohet të ketë kryer 3 teste bërthamore që prej vitit 2006


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit