OKB dënon Këshillin e Sigurimit:
Dështoi me krizën në Siri
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash rezolutën që dënon Këshillin e Sigurimit, i cili dështoi në zgjidhjen e krizës siriane. Dokumenti jodetyrues, i hartuar nga Arabia Saudite, që haptazi përkrah kryengritësit, (rezoluta) u miratua me 133 vota, 12 kundër dhe 31 abstenime.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash rezolutën që dënon Këshillin e Sigurimit, i cili dështoi në zgjidhjen e krizës siriane.
Dokumenti jodetyrues, i hartuar nga Arabia Saudite, që haptazi përkrah kryengritësit, u miratua me 133 vota, 12 kundër dhe 31 abstenime. Miratimi vjen një ditë pas dorëheqjes së të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Annan dhe dështimit të planit të tij gjashtë pikësh.
Ban Ki Moon, shefi i OKB-së tha para votimit se konflikti në Siri është bërë si një “prokurë lufte” dhe u bëri thirrje fuqive të mëdha për të kapërcyer rivalitetin e tyre dhe të veprojnë për t’i dhënë fund dhunës.
Ban tha se lojtarët ndërkombëtarë po luftojnë për armatosje të njërit ose krahut tjetër në Siri, ndërsa kanë lënë pas interesat imediate të popullit sirian.
Projekt rezoluta denoncon përdorimin e armëve të rënda nga regjimi, si përdorimin e tankeve, artilerisë, helikopterëve dhe avionëve në luftë me popullin në Aleppo dhe Damas. Rezoluta i kërkon Basher Al Assad të mbajë në kontroll të rreptë armët e tij kimike dhe biologjike.
Kina dhe Rusia kanë venë tre herë veton ndaj rezolutave të mëparshme që parashikojnë sanksione apo ndërhyrje ushtarake në Siri.
Ban Ki Moon u shpreh sot se Aleppo, qyteti më i madh i Sirisë, është kthyer në epiqendër të një beteje të egër mes qeverisë siriane dhe opozitarëve.
Ai tha se brutaliteti i raportuar mund të përbëjë bazë për akuza për krime kundër njerëzimit ose krime lufte.
"Aktet e tilla duhet të hetohen”, tha ai. Projekt rezoluta u miratuar në kuvendin me 193 anëtarë, por përfaqësuesit e vendeve arabe këmbëngulën për heqjen e dy dispozitave kryesore kërkesën që Assad të japë dorëheqjen si dhe një thirrje drejtuar kombeve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Sirisë.
Si të gjitha rezolutat e tjera të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së edhe kjo e sotmja është jo detyruese dhe bart vetëm fuqi simbolike.
(ns/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56