OKB  dërgon ekspertë në Itali dhe Austri, verifikim nëse ka patur dhunë ndaj emigrantëve

OKB  dërgon ekspertë në Itali dhe Austri, verifikim nëse ka patur dhunë ndaj emigrantëve

Michelle Bachalet, komisionere e OKB

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, ka dërguar ekspertë në Itali dhe Austri. Ata do të verifikojnë akuzat se ka patur sulm kundër azilkëkuesve dhe emigrantëve. Bachelet tha sot para këshillit të të drejtave të Njeriut në OKB,  ka një numër shumë të lartë të emigrantëve që kanë vdekur gjatë rrugës.

Vendimi i Italisë për të mbyllur portet e saj detare, duke mohuar hyrjen e anijes së shpëtimit të OJQ-ve, kishte pasoja serioze ndaj më të rrezikuarve. Edhe pse po shohim një rënie të madhe në numrin e ardhur nga Libia gjatë 12 muajve të fundit, numri i atyre që kanë vdekur gjatë kalimit është më i lartë në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 sesa ka qenë.

Michelle Bachalet, komisionere e OKB.

Matteo Salvini ka thënë se nuk pranohen mësime nga OKB dhe se në Itali nuk shkelen të drejtat e njeriut, shkruan The Guardian.

“Ne nuk pranojmë mësime nga askush, e lëre më nga OKB.Ata duhet së pari të përqëndrohen në vende të tjerë ku çdo ditë shkelen të drejtat themelore të njeriut.”-ka thënë Salvini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja