OKB, Emmanuel Macron ndërmjetëson mes Irani dhe SHBA për marrëveshjen bërthamore

OKB, Emmanuel Macron ndërmjetëson mes Irani dhe SHBA për marrëveshjen bërthamore

Vetëm disa orë pas deklaratës së përbashkët me të cilën Franca, Britania dhe Gjermania kanë anësuar me Shtetet e Bashkuara, duke fajësuar Iranin për sulme ndaj rafinerive Saudite, Presidenti Francez Emmanuel Macron u takua me liderin iranian Hassan Rouhani, në New York, në OKB.

New York, Macron u rikthye të luante rolin e ndërmjetësit, pas një takimi të ngjashëm të G7 në Biarritz, për të bindur Teheranin që të pajtohet me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ndaj iniciativës së Macron, presidenti amerikan Donald Trump, i cili u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit, ka reaguar me ngut.

"Irani synon të bëjë diçka dhe nuk mendoj se kemi nevojë për një ndërmjetës - tha ai përpara gazetarëve në konferencën për shtyp.

“Franca është mikja jonë. Nëse Teherani vendos të bëj diçka, ajo e di se kujt ti telefonojë".

Irani nga ana e tij njoftoi shkëputjen e saj nga Marrëveshja e Parisit, duke akuzuar fuqitë e tjera se nuk e respektojnë atë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjithashtu foli për këtë çështje.

“Është koha që të bëjmë një hap përpara dhe të bëjmë një marrëveshje të re"

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?