“Ne do të luftojmë shumë për këtë çështje. Ne do të ushtrojmë presion, jo vetëm ndaj Koresë së Veriut, por edhe ndaj vendeve që nuk respektojnë rezolutat e OKB-së dhe nuk aplikojnë sanksionet kundër Koresë së Veriut”, tha Haley gjatë një interviste për stacionin televiziv CBS.
“Kina është një prej tyre, sepse 90 % e shkëmbimeve tregtare koreano-veriore bëhen me Kinën dhe nëse ato kanë bashkëpunuar duhet të bëjnë më shumë. Autoritetet kineze kanë reaguar për atë që ne ju kemi kërkuar ”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA në OKB.
Gjatë një interviste tjetër, ajo theksoi se në rast statu quo-je, do të ketë një reagim nga ana e SHBA.
Gjithashtu, Haley është shprehur qartë se, “Presidenti Trump do të shqyrtonte marrëdhëniet tregtare me Kinën”.
Kriza lidhur me programin bërthamor koreano-verior është rritur me testimin për herë të parë të raketës balistike ndërkontinentale nga Pheniani, më 4 korrik.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
