Kombet e Bashkuara thanë se më shumë 10 milion persona në Siri , gjysma e popullsisë do të kenë nevojë urgjente për ndihmë humanitare në fund të 2013-s nëse konflikti vazhdon me të tilla ritme. Zyrtarët lëshuan këtë kërkesë financiare e cila është më e madhja në histori për t’u ardhur në ndihmë viktimave të konfliktit sirian. 

Shuma e parashikuar nga OKB-ja është 4.4 miliard dollarë për t’i ardhur në ndihmë popullsisë siriane. Antonio Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët, tha se përshkallëzimi i krizës së refugjatëve po përhapet dukshëm tek fqinjët e Sirisë për të cilët komuniteti ndërkombëtar nuk është e përgatitur.

Ai tha se deri tani llogariten rreth 1.6 milionë refugjatë në vendet fqinje të saj dhe se çdo ditë 7 mijë refugjatë i largohen konfliktit dhe pritet që numri i tyre e të arrijë deri në 3.5 milion deri në fund të vitit. 

Gjithashtu problematike mbetet edhe çëshja e fëmijëve ku UNICEF thotë se 4 milion fëmijë siriane kanë nevojë urgjente për ndihmë. Në raportin e fundit OKB-ja thotë se nga fillimi i konfliktit sirian që filloi në vitin 2011më shumë se 80 mijë njerëz kanë mbetur të vrarë.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)