SHBA - “Përdorimi i armëve në Siri nga forcat qeveritare dhe rebelët me shumë gjasa do të shkaktojë një rritje në krimet e luftës në këtë luftë dyvjeçare civile që ka vrarë më shumë se 90 mijë njerëz”,-tha një ekspert i të drejtave të njeriut të OKB-së.
Armët do të kontribuojnë në përshkallëzimin e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut," tha Paulo Pinheiro pas konferencës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi dhunën në Siri. Ai theksoi se civilët janë viktimë e kësaj lufte dhe ky është çmimi i dështimit kolektiv ndërkombëtar për t'i dhënë fund këtij konflikti. Gjithashtu në raportin e tij të fundit thuhet se ka dëshmi se forcat siriane qeveritare kishin përdorur armë kimike ndaj civilëve dhe rebelëve.
Por qeveria e presidentit Bashar Al Assad mohon se ka përdorur armë kimike në konflikt dhe ka akuzuar forcat opozitare për përdorimin e tyre. Siria dhe Rusia, të cilët mbështesin Assadin kanë akuzuar disa shtete arabe dhe perëndimore, si Britania dhe Franca se po armatosin rebelët. Bashkimi Evropian muajin e kaluar hoqi embargon e saj të armëve në Siri. Britania dhe Franca kanë folur në favor të armatosjes së rebelëve, por thonë se nuk kanë marrë ende vendim konkret.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com