/ATSH-AFP/ - Më shumë se 6 000 persona janë vrarë në Ukrainë që prej fillimit të dhunës në muajin prill 2014, njoftoi sot komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut duke dënuar shkatërrimet e pamëshirshme përsa i përket civilëve dhe infrastrukturave.
"Më shumë se 6 000 persona kanë humbur jetën në më pak se një vit për shkak të luftimeve në lindje të Ukrainës", nënvizoi Zeid Raad Al Hussein në një deklaratë të publikuar në Gjenevë.
"Një raport i Komisionit të hetimit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë zbulon shkatërrimet e pamëshirshme përsa i përket civilëve dhe infrastrukturave", shtoi Zeid.
"Gratë, fëmijët, të moshuarit dhe grupet e pambrojtura janë veçanërisht të prekura", theksoi ai.