OKB, ministri Hasani: Llogaridhënia thelbësore ndaj dhunës seksuale

OKB, ministri Hasani: Llogaridhënia thelbësore ndaj dhunës seksuale

Ministri Hasani në OKB

Nju Jork, 25 tetor 2024 – Në takimin e organizuar nga Shqipëria dhe OSBE në OKB për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhura me konfliktin, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vuri theksin tek rëndësia e procesit të llogaridhënies për autorët e këtyre akteve.

Sipas ministrit Hasani, një nga barrierat kryesore ndaj përgjegjësisë për këto krime është mbizotërimi i kulturës së mosndëshkimit,  teksa nënvizoi se thyerja e këtij cikli kërkon përpjekje të përbashkëta.

“Për të parandaluar në mënyrë efektive këtë krim mizor, ne duhet t'i japim përparësi forcimit të llogaridhënies dhe duhet të fokusohemi në fuqizimin e viktimave. Është thelbësore të vendosen tregues të paralajmërimit të hershëm për dhunën seksuale të lidhur me konfliktin në mandatet e të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe ato të posaçme politike të OKB-së. Zbatimi i këtyre masave do të rrisë kapacitetin tonë për të zbuluar dhe reaguar ndaj incidenteve të dhunës seksuale në kohën e duhur”, u shpreh kryediplomati shqiptar, duke kujtuar krimet e kësaj natyre gjatë luftës në Kosovë dhe ato më  të fundit në Ukrainë.

Takimi “Përgjegjësia dhe fuqizimi: Mbështetja e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhura me konfliktin” i bashkëorganizuar nga pala shqiptare dhe OSBE, shërbeu si një platformë diskutimi dhe adresimin e sfidave që lidhen me dhunën seksuale të shkaktuara nga konfliktet.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Hasani u takua me një grup qytetarësh shqiptarë që punojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai i informoi mbi hapat konkretë që po ndërmerr Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të forcuar lidhjet e shërbimit të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare—jo vetëm për t’i mbështetur në zhvillimin e karrierës pranë këtyre Organizatave, por edhe për të lehtësuar mundësitë e angazhimit të tyre në Shqipëri, ku eksperienca e tyre e vyer është kyçe për përsosjen e diplomacisë shqiptare.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin