OKB: Në katër ditët e fundit 100
​emigrantë humbën jetën në Mesdhe

OKB: Në katër ditët e fundit 100<br />​emigrantë humbën jetën në Mesdhe<br>
Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se gjatë katër ditëve të fundit 100 emigrantë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe.

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM), Joel Millman, tha se 30 trupa të pajetë janë zbuluar dhe rreth 50 persona mbeten të zhdukur.

“Shumica e emigrantëve të shpëtuar gjatë këtyre ditëve ishin shtetas të Afrikës Perëndimore, por kishte edhe disa kombësi të tjera si bangladeshas, eritreanë, egjiptianë, sudanezë, marokenë, sirianë dhe libianë”, tha Millman.

Millman bëri të ditur se trupat e 23 vajzave nigeriane u gjetën në një gomone të zhytur në brigjet e Libisë më 3 nëntor ndërsa 64 persona u shpëtuan nga kjo anije. Ai shtoi se numri i të mbijetuarve nga kjo anije ishte rreth 140 persona dhe se rreth 50 emigrantë ende nuk janë gjetur.

Zëdhënësi i IOM-it poashtu tha se gjatë një operacioni tjetër, trupat e tre grave nigeriane u gjetën në një varkë me ajër që kishte transportuar 139 emigrantë.

“Të ballafaquar vetëm me mbetjet e grave dhe vajzave, prefekti i Salerno-s vendosi të hapë një hetim për të sqaruar rrethanat e vdekjeve, duke mos përjashtuar mundësinë që ajo të jetë një rast vrasjesh”, tha Millman.

Federico Soda, drejtor i Zyrës së Koordinimit të IOM-it për Detin Mesdhe, tha se: “Ka shumë të ngjarë që këto vajza të jenë në fakt viktima të trafikimit për shfrytëzim seksual”.

Duke theksuar se një raport i fundit i IOM-it ka vlerësuar se 80 për qind e vajzave nigeriane që vijnë në Itali nga deti janë viktima të trafikimit, tha se: “Ne kemi vërejtur një rritje alarmante dhe të dukshme të numrit të grave dhe vajzave nigeriane që mbërrijnë në Itali gjatë tre viteve të fundit, nga 1.500 në vitin 2014 në mbi 11.000 në vitin 2016. Trendi më shqetësues është se këto gra janë më të reja dhe shpesh nën moshën 18 vjeçare”.

Sipas OKB-së, në vitin 2017 rreth 150.000 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë nga deti, deri më tani rreth 75 për qind që kanë mbërritur në Itali.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online